Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ka para, por mungojnë rezultatet, Vllaznia dështon në menaxhim

Për të disatin vit radhazi Vllaznia e gjen veten duke luftuar në garën për mbijetesën. Ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë ende rezultatet e pritura, jo shumë dhe për përgjegjësi të Gjokës, pasi skuadra që ai ka në dispozicion nuk është ajo që ai ka projektuar në fillim të sezonit, duke qenë se detyrën e mori vetëm në mesin e muajit tetor.

Problemi kryesor i Vllaznisë mbi të gjitha është menaxhimi i klubit, pasi skuadra ka një buxhet të majmë për nivelin e Superiores, por që ka mungesë rezultatesh. Në 8 javë kampionat nën drejtimin e Gjokës, ekipi ka arritur 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. Nëse do të niseshim nga renditja, sigurisht që shkodranët kanë bërë detyrën me ekipet direkte me të cilat rivalizojnë për momentin në klasifikim, Luftëtari dhe Lushnja, ndërsa kanë marrë një barazim 2-2 në transfertë me kampionët e Kukësit.

Pjesa tjetër është humbje ndaj Partizanit, Kamzës, Skënderbeut, Laçit dhe së fundmi Flamurtarit. Të pranueshme për klasifikimin e Vllaznisë, por jo për emrin e saj. Sigurisht që Gjokës i duhet dhënë koha e nevojshme, sidomos pasi dhe ai vetë të ndërtojë ekipin sipas filozofisë së tij, por mungesa e një menaxhimi të duhur nga ana e klubit, fazat përgatitore, që shpesh nisin me vonesë, ashtu si blerjet e kryera në momentin e fundit, kanë ndikimin e tyre në këtë ecuri dhe pavarësisht ndonjë emri të rëndësishëm në skuadër, nuk është e thjeshtë të ndryshosh korsi objektivash me një të rënë të lapsit.

Ndaj përpos përgjegjësive që çdo trajner normalisht mban mbi supe, në raste rezultatesh negative është e rëndësishme që dhe drejtues të Vllaznisë të fillojnë të mbajnë përgjegjësitë e tyre për një skuadër, që prej vitesh nuk funksionon dhe po prej vitesh nuk po arrin të ngjitet dot aty ku i takon, duke luftuar për objektivin minimal, qëndrimin në Superiore. Vllaznia dhe Shkodra meritojnë shumë më tepër se kaq.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...