Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

I ka bindur të gjithë, Interi kërkon blerjen e Cancelos

Me paraqitjet e tij në fushë në 3 muajt e fundit në krahun e djathtë të mbrojtjes, Joao Cancelo ka fituar zemrat e tifozëve dhe drejtuesve të Interit. Portugezi i ka bindur të gjithë në kampin zikaltër me formën e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi po mundohet të gjejë fondet e nevojshme për të blerë kartonin e Cancelos nga Valencia. 23-vjeçari luzitan u transferua gjatë verës së kaluar nga Los Che te zikaltrit në formë huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 35 milionë eurove nga Interi. Për të siguruar të ardhurat për të blerë kartonin e Cancelos, Ausilio dhe Sabattini synojnë të shesin Kondogbian te Valencia për 25 milionë euro, Nagatomon te Galatasaray  dhe Bardin te Frosinone, largime këto që do të sillnin në arkat e Interit 35 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...