Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli pret Romën, dueli në distancë për titullin

Fundjava fantastike në Serinë A bën që sfida e titullit ndërmjet Napolit dhe Juventusit të luhet në distancë përballë ndaj dy skuadrave të kryeqytetit italian. Pasditen e së shtunës, Juventusin e pret trasferta në fushën e Lazios, ndërsa në mbrëmje, Napoli luan në shtëpi me Romën.

Te Lazio-Juventus, shqetësimi më i madh i Inzaghit është të ngrejë moralin e skuadrës pas eliminimit me penallti në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Në anën tjetër, pasi siguroi finalen e turneut, Allegri përballet me mungesën e Higuain dhe dyshimet për gjendjen e Dybalas. Lazio me sulmin më të mirë vendoset përballë mbrojtjes bardhezi, më e mira e kampionatit deri në këtë pikë. Juventusi është përballur me jo pak vështirësi përballë kryeqytetasve, me dy humbje të pësuara në dy ndeshjet e fundit. Për vetë objektivat e skuadrave dhe faktit që në këtë pjesë të sezonit duhet të mendojnë edhe për sfidat europiane, ku Lazio luan me Dinamon e Kievit dhe Juventusi në fushën e Tottenham, këtë herë sfida pritet të jetë si një lojë shahu, ku diferencën do ta bëjnë padyshim detajet.

Juventusi do të provojë të fitojë dhe të shpresojë te një hap i mundshëm fals i Napolit, që në mbrëmjen e së shtunës do të presë Romën në San Paolo. Skuadra e Sarrit paraqitet në këtë duel pas dhjetë fitoreve radhazi dhe mund të përfitojë nga fakti që verdhekuqtë kanë humbur disi rrugën. Trajneri nuk ka fituar asnjëherë në shtëpi përballë Romës, duke regjistruar një humbje dhe një barazim, por pas paraqitjes me Cagliarin, ku shënuan pesë gola, ndërsa në rrjetën e Hamsik u përfshi e gjithë skuadra, duke nisur nga portieri, Napolit do t’i mjaftojë që thjesht të paraqitet si Napoli dhe të vazhdojë marshimin drejt titullit.

Në Itali përveç duelit në distancë të kampionëvë në fuqi të Juventusit me Napolin e Sarrit, që luajnë një pjesë të titullit në sfidat respektive me skuadrat e kryeqytetit, do të zhvillohet gjithashtu edhe takimi i orës 15:00 Spal – Bologna, ndërkaq të apasionuarit e futbollit italian do të mund të ndjekin edhe dy ndeshje të Serisë B: Parma – Palermo në orën 15:00 dhe Carpi – Venezia në orën 17:30, në dy përballje tepër të rëndësishme jo vetëm për Zonën Play Off por edhe për rikthimin e klubit sicilian në elitën e futbollit italian.

SPAL-Bologna 15:00
Parma-Palermo 15:00
Carpi – Venezia 17:30
Lazio-Juventus 18:00
Napoli-Roma 20:45

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...