Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Juventusi përgatit festën dhe lamtumirën e Buffon, Reali luan të fundit, Monaco dhe Lyon duan Championsin

Festë e madhe pasditen e sotme në Allianz Stadium. Në përfundim të sfidës ndaj Veronës të cilën do të synojë ta fitojë me goleadë, Juventusi do të festojë titullin e 7-të radhazi një rekord absolut ky në Itali ndërsa do t’i japë lamtumirën edhe portierit legjendar Gianlugi Buffon i cili do të luajë ndeshjen e tij të fundit me bardhezinjtë. Në Francë Monaco ka nevojë për vetëm një pikë në transfertën e javës së fundit ndaj Troyes për të siguruar kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Lyoni duhet të mposhtë me çdo kusht Nice për të ruajtur vendin e 3-të që nga ana tjetër duhet të marrë pikë në këtë sfidë delikate për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Troyes-Monaco dhe Lyon-Nice do të keni mundësi t’i ndiqni drejtëpërdrejt në Supersport. Në këtë të shtunë të mbushur me ndeshje në ekranin tonë nuk do të mungojë as La Liga. Në orën 13:00 Celta Vigo pret në Galicie Levanten në një përballje që ka pak vlerë për të dyja skuadrat ndërsa në mbrëmje Reali i Madridit me mendjen te finalja e Champions League ndaj Liverpoolit do të sfidojë, Villarealin. Los Blancos pritet të lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...