Serie A

Juventusi nderon Buffon: Unik dhe i paimitueshëm

“Askush nuk do ta mbrojë fanellën tonë ashtu si ti, askush nuk do të presë të pamundurën si ti, askush nuk do të jetë si ty”. Juventusi nderon Gianluigi Buffon me një video prej më shumë se 2 minutash të postuar në faqen zyrtare të bardhezinjëve në rrjetin social Tëitter. Në këtë video tregohet historia e Buffon te Juventusi dhe momentet më të bukura të portierit legjendar me fanellën e klubit piemontez. Kjo është një nga disa prej mënyrave me të cilat Juventusi ka vendosur t’i bëjë homazhe 40-vjeçarit italian ose më saktë kampionit dhe njeriut që të shtunën në sfidën ndaj Veronës do t’i japë lamtumirën Juventusit, pas 17 viteve karrierë me bardhezinjtë. Nuk mund të të themi gjë tjetër veçse një fjalë, Kapiten. Faleminderit! Me këto fjalë përfundo video e publikuar nga kampionët e Italisë.

To Top