Serie A

Juventusi do ta festojë titullin me uniformat e reja

Juventusi zbuloi në faqen zyrtare uniformat e reja të prodhuara nga firma e njohur Adidas për sezonin e ardhshëm 2018-2019. Fanella e re duket qartë që ruan identitetin tashmë të ridizenjuar me ngjyrat bardhezi. Modeli i ri ka dy shirita të zinj nga pjesa e përparme, një një të thejshtë më te gjerë në shpinë.

Në bluzë dallohet qartë logoja e re e klubit si dhe firmës gjermane të veshjeve sportive. Uniformat e reja do të vishen për herë të parë të shtunën më 19 maj, në takimin me Veronën, në përfundim të së cilës bardhezinjtë do të ngrenë lart trofeun e kampionit.

 

To Top