Lajme

Juventus punon për pasuesin e Allegrit

Massimiliano Allegri ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Juventusi, ndërsa tregoi se ka planifikuar që në të ardhmen të drejtojë edhe kombëtaren italiane, nëse do t’i ofrohet. Bardhezinjtë janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur pasuesin e teknikut aktual, që të mos kapen pa përgatitur dhe kanë piketuar, pikërisht Simone Inzaghin, trajnerin e Lazios, me të cilin do të përballen nesër në mbrëmje.

Inzaghi mbylli një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, në drejtimin e bardhekaltërve dhe punën e mirë po e vijon edhe këtë vit. Në muajin gusht, Lazio e Inzaghit i rrëmbeu Juventusit edhe Superkupën e Italisë. Për të arritur të tekniku lacial, drejtuesit juventinë duan të shfrytëzojnë Fabio Paraticin, një mik i vjetër i Inzaghit.

To Top