Kupa e Italise

Juve-Torino sot në 20:45, një derbi për të kapur gjysmëfinalet

2018-ta për Juventusin dhe Torinon nis me një derbi. Në Allianz Stadium në orën e 20:45 të kësaj të mërkure do të vihet në skenë çerekfinalja e fundit e Kupës së së Italisë. Luhet derbi i Torinos me bardhezinjtë që do të sfidojnë skuadrën e Sinisa Mihajlovic. Juventusi ka fituar tre edicionet e fundit të Kupës së Italisë kështu që edhe këtë sezon ka si objektiv t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Torino nga ana tjetër pasi eliminoi Romën për të kapur çerekfinalet synon të surprizojë sërish. Pak ndryshime pritet të bëjë Massimiliano Allegri në formacionin titullar, ndërkohë që Sinisa Mihajlovic është i detyruar të ndryshojë diçka në sulm pasi nuk të disponueshëm as Belottin e as Ljajic të cilët mungojnë për arsye dëmtimi. Fituesja e këtij çifit do të përballet me Atalantën në gjysmëfinale. Juventus-Torino do të transmetohet live në Supersport 2.

To Top