Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Julio Cesar: Te Interi prej Adrianos, ja ‘përplasja’ ime me Mourinhon

Portieri brazilian Julio Cesar është rikthyer të flasë sërish për AInterin, skuadrën ku kaloi periudhën më të artë të karrierës, ku u shpall edhe kampion Europe dhe kampion bote, përveç shumë titujve kampionë.

Julio Cesar rrëfeu se si kishte përfunduar te Interi, ndërsa tregoi edhe një histori të tij me Mourinhon, trajnerin e tripletës te zikaltrit.

“Isha gati për të nënshkruar me Bragën, por Adriano telefonoi babain tim dhe i tha: Mos Firmos atje, se djalin tënd po e presin te Interi. Menjëherë u nismë për në Milano, unë, babai dhe bashkëshortja ime, që dinte italisht dhe na ndihmonte me përkthimin. Te Interi kam kaluar një periudhë të mrekullueshme. Me Mourinhon kam pasur një raport mjaft të mirë, por ai nuk ishte një trajner si gjithë të tjerët. Nëse nuk dije të përballeshe me të dhe nëse nuk angazhoheshe, ai nuk të llogariste fare. Mbaj mend, kur fituam titullin e parë me Interin, ai nuk donte të vinte me ne në Piazzi D’uomo, ku po na prisnin mijëra tifozë. Unë iu afrova dhe i thashë: Nëse ti nuk vjen sonte, ky do të jetë titulli i fundit që fiton. Kjo frazë e ngacmoi dhe erdhi në shesh, e festoi bashkë me ne”, rrëfen Julio Cesar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...