Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Juan Mata: Tek United si Giggs, luaj deri në moshën 40-vjeçare

Juan Mata është shumë i lumtur te Manchester United dhe është gati të qëndrojë edhe për shumë vite te “Djajtë e Kuq”. Madje dëshiron të ndjekë gjurmët e një legjende, si Ryan Giggs. 29-vjeçari spanjoll, merr shembull pikërisht ish-mesfushorin uellsian kur pyetet për të ardhmen e tij, teksa kontrata aktuale i skadon në fund të sezonit, me United që ka të drejtë ta rinovojë edhe për një vit tjetër.

“Shpresoj të luaj edhe për shumë vite. Do të ishte bukur nëse do të imitoja Ryan Giggs deri 40 vjeç. Gjithsesi, është ende herët për të folur. Unë ndihem mirë këtu, sepse jam pjesë e një klubi të madh, ndërsa mbështetja e tifozëve është e jashtëzakonshme. Aktivizohem prej katër vitesh me Manchester United dhe jetoj në një qytet ku ndihem shumë mirë. Në jetë, e aq më tepër në futboll, mund të ndodhë gjithçka. Unë jam gati të qëndroj për një kohë të gjatë tek United.”

Juan Mata spikati fillimisht te Valencia në Spanjë, para se të trensferohej te Chelsea, në Premier League, në vitin 2011. Pas tre sezonesh me “Blutë” e Londrës u transferua te Manchester United, skuadër me të cilën ka shënuar 24 gola në 97 ndeshje të Premier League-s.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...