Tenis

Miami, Isner dhe Del Potro në gjysmëfinale

John Isner-Juan Manual Del Potro është çifti i parë gjysmëfinalist i mastersit të Miamit. Amerikani eliminoi me rezultatin 0-2 me sete, 1-6 dhe 4-6 koreanin Chung në vetëm 1 orë e 9 minuta lojë. Isner iu imponua me prepotencë kundërshtarit të tij që në setin e parë, duke e thyer në shërbim dy herë në gejmet 4 dhe 6. Në setin e dytë edhe pse nisi të shërbente i pari, Chung u thye në gejmin e 5-të, duke e humbur setin 4-6 dhe gjithë takimin 0-2.

Argjentinasi Del Potro vuajti jo pak ndaj kamadezit Raonic, por në fund arriti të fitonte 2-1 me përmbysje, 5-7, 7-6, 7-6.

Seti i parë nisi i ekuilibruar, por në momentin e fundit, kur mendohej se ky do të përcaktohej me “tie break”, Isner u thye në shërbim në gejmin e 12-të.

Në setin pasardhës Raonic gaboi vetëm në “tie break” me Isner që fitoi 7-1. E njëjta situatë edhe në setin e fundit, me amerikanin që nuk gaboi që në “match point”–in e parë në “tie break” (7-3).

To Top