La Liga

Javier Mascherano, ultimatum Barçës për t’u larguar në janar

Javier Mascherano është i vendosur për t’u larguar nga Barcelona gjatë merkatos së janarit, pavarësisht nevojave që ka ekipi i Valverdes në qendër të mbrojtjes pas dëmtimit të Samuel Umtitisë. Para së mbrojtësi francez të dëmtohej, argjentinasi u kishte kërkuar zyrtarëve “blaugrana” largimin dhe nuk ka ndërment të bëjë prapakthehu, pavarësisht situatave të reja të krijuara.

Mascherano ndien se nuk është pjesë e rëndësishme e formacionit të Valverdes në këtë pjesë të parë të sezonit. Ai dëshiron të luajë në një skuadër tjetër, qoftë më pak cilësore, ku nuk do të ketë presion, vetëm për të qenë në formën e duhur për Botërorin “Rusi 2018”.

Bindja e tij për t’u larguar është aq e fortë, sa i ka vënë ultimatum Barcelonës për t’i kthyer sa më shpejt përgjigje. Menaxheri i tij, Walter Tamer, ndodhet në kryeqendrën e Katalunjës, për të zgjidhur sa më parë të ardhmen e klientit të tij. Destinacioni i tij i arshshëm mendohet të jetë në Superligën e Kinës.

To Top