Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Java e 17-të afrohet me 24 orë, të gjitha sfidat të premten

Ju ka munguar futbolli, golat, surprizat, përplasjet e pse jo edhe polemikat? Lajmi i mirë është se rikthimi i Superiores afrohet me 24 orë. Java e 17-të do të luhet e gjitha të premten e ardhshme, me protagonistët që zbresin në fushë mes kërshërisë së madhe për të parë edhe ndryshimet që ka sjellë merkatoja dhe elementët e rinj që pasurojnë organikën e skuadrave të kategorisë maksimale të futbollit shqiptar. Futbolli i luajtur rikthehet në datën 26 Janar me 3 takime që luhen njëkohësisht në orën 14.00. Në Gjirokastër Luftëtari përballet me kryesuesit e Skënderbeut, tanimë me Abazajn dhe Bregun që u duhet të tregojnë klasin e tyre pikërisht përballë skuadrës që ka investuar për të përfituar shërbimet e tyre, ndërkohë që te Luftëtari nuk mungojnë risitë, ku Vasil Shkurtaj pret me padurim për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare. Sfidë mes skuadrave surprizë të gjysmës së parë të sezonit ajo mes Laçit dhe Kamzës, me kurbinasit që kanë përforcuar radhët me Shtubinën, ndërsa te Kamza, tanimë pa Fustar, spikat afrimi i Hair Zeqirit. Sfidë kthese ndërkohë ajo mes Teutës dhe Lushnjës, skuadra që i rikthehen kampionatit me shpresën që gjysma e dytë e sezonit do të ofrojë një tablo krejt ndryshe nga ajo e para. Në orën 17:00, dy sfida të tjera absolutisht për të mos u humbur. Flamurtari, i përforcuar që në fillim të fazës përgatitore, me statusin e vendit të dytë pret Partizanin e cunguar në organikë, një sfidë jashtëzakonisht interesante, ndërkohë që Vllaznia e përforcuar me Sukajn në sulm e Malotën në mbrojtje pret në “Loro Boriçi” Kukësin e ri të Pacult me Gjokën që synon t’i prishë festën e debutimit trajnerit austriak. Një raund intrigues që, pas shumë zërave, zyrtarizimeve apo tratativave të merkatos, rikthen më në fund futbollin e luajtur.

Java 17 (e premte)
Luftëtari – Skënderbeu (ora 14:00)
Kamza – Laçi (ora 14:00)
Teuta – Lushnja (ora 14:00)
Vllaznia – Kukësi (ora 17:00)
Flamurtari – Partizani (ora 17:00)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...