Ligue 1

Jardim lë Monacon për Kinën?

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim mund ta vazhdojë karrierën përtej oqeanit. 43-vjeçari i cili u shpall kampion me skuadrën nga principata sezonin e kaluar në Ligue 1, ndiqet nga shumë klube kineze. Portugezi i cili ka një kontratë deri në 30 qershor 2020 me francezët shikohet si profili i duhur për të drejtuar një klub të madh aziatik. Në ndryshim nga sezoni i kaluar portugezi mund të pranojë të transferohet në Ligën Kineze gjatë merkatos së verës.

To Top