Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

James Rodriguez, i rilindur te Bayerni: I lumtur në Gjermani

Me James Rodriguez si forcë të shtuar në organikë Bayneri Mynihut ka arritur një avantazh prej 11 pikësh me ndjekësit më të afërt, duke shënuar njëherazi edhe sukse të tjera në kompetcionet paralele. Pas vetëm disa muajve të shpenzuar në klubin bavarez, i huazuar nga Reali i Madridit (marrëveshja parashikon e qëndrimin e 26-vjeçarit në Gjermani deri nw qershor tw 2019-ws), mesfushori kolumbian shprehet shumë i lumtur për eksperiencën e tij te kampionët e Bundesligës.

“Bayerni qëndron në të njëjtat nivele me Realin e Madridit. Objektivat e tyre janë gjithnjë maksimale, synojnë titujt e të gjitha kompeticioneve ku marrin pjesë. Te Bayerni janë mësuar me fitoret. Pa më të voglin dyshim, Bayerni është një ndër klubet më të mira europiane. Kam nisur një jetë të re në Gjermani, jam përshtatur mirë dhe ndihem shumë i lumtur në këtë ambient.

Diçka e dukshme në fakt, pasi James ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar tre asist në 12 takimet e fundit të Bundesligës.

“I duhej pak kohë që të përshtatej, por tashmë e ka shumë të qartë mentalitetin tonë dhe është unifikuar me këtë skuadër. Jo të gjithë e kuptojnë sa shumë impenjohet, koha do ta tregojë se gjithnjë e më shumë ai do të bëhet një element vendimtar në ecurinë e Bayenrit,” – deklaron trajneri Jupp Heynckes për fituesin e Këpucës së Artë të edicionit 2014. Bayerni ka në marrëveshje të drejtën e blerjes me 30 qershor të 2019-ës, kohë kur përfundon edhe huazimi i tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...