Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Italia zgjedh ‘San Siro-n’, për t’u përballur me Suedinë

Italia ka zgjedhur ‘San Siro-n’ për t’u përballur me Suedinë, më 13 nëntor, në ndeshjen e kthimit të Play off-it të botërorit ‘Rusi 2018’.

Takimi i parë do të luhet më datë 10 në Suedi, ndërsa italianët kanë menduar se impianti i Milanos është ideali për t’ia bërë ndeshjen e kthimit, një ‘ferr’ të vërtetë suedezëve.

Stadiumi atje ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh, ndërsa prania në këtë qytet e dy tifozërive të zjarrta, si ajo e Milanit dhe e Interit, i japin garanci federatës italiane, se në ndeshjen e 13 nëntorit, publiku do të jetë një armë e fortë në favor të tyre.

Pas shortit, Ventura u shpreh i sigurt se Italia do t’ia dalë të marrë pjesë në botëror, ndërsa theksoi se do të kenë mbështetjen e të gjithë publikut italian.

“Në Rusi do të shkojmë me siguri dhe do t’ia dalim me mbështetjen e të gjithë popullit Italian. Nuk ka kuptim një botëror pa Italinë. Më vjen mirë që u zgjodh ‘San Siro’, sepse është vendi ideal për të luajtur sfida të tilla delikate”, tha Ventura.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...