Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ish-presidenti Moratti: Ky Inter, i denjë për titullin!

Pas atij triumfi 3-2 në “San Siro” ndaj Milanit, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, në një prononcim publik foli mbi rivalët e “zikaltërve” në Serinë A.

“Përtej asaj që themi të gjithë, që Napoli i këtij viti është me të vërtetë i fortë, unë do të shtoja se është konkret dhe me lojë të bukur. Nga ana tjetër, kemi Interin, që pas derbit më ka dhënë idenë se tashmë është më shumë një skuadër, ndoshta është një iluzion i pasndeshjes, por unë do të uroja që lufta për titullin të ishte reale. Më pas kemi Juventusin, gjithmonë një skuadër shumë e fortë. Gjithsesi, nëse Interi do të vazhdojë të ecë përpara, duke treguar karakter, dëshirë për t’ia dalë, por të ketë edhe pak fat, atëherë gjasat janë që ta fitojë kampionatin.”

Moratti shton gjithashtu se e shijoi derbin si tifoz dhe se është i lumtur që pronarët kinezë janë treguar korrektë, duke mos ia hequr aspak shijen milaneze Derbit të Madoninnës.

“E shijova ndeshjen dhe emocionet nuk munguan. Për Spallettin mund të them se është një trajner i shkëlqyer. Skuadra ka ende nevojë për t’u kompletuar dhe, po të mos ishte për fair play-n financiar, besoj se do të kishin bërë një tjetër sforco ekonomike, që mendoj se do të ndodhë pak më vonë.

Në lidhje me sistemin “VAR”, Moratti shton:

“Në fillim nuk isha shumë entuziast, sepse e ndërpret ndeshjen, duke zbehur edhe polemikat që janë pjesë e futbollit. Të zemërohesh me arbitrin është gjithashtu pjesë e këtij sporti. Ndërsa tani na vjen kjo zgjidhja magjike, “deus ex machina” që të dhuron sistemi “VAR”. Jep zgjidhjen perfekte. Gjithsesi, duhet të pranoj se Interi ka patur më shumë penallti këto ditë me “VAR” krahasuar me gjithë vitin e shkuar.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...