Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Ish mbrojtësi i Milanit ulet në stolin e Perugias, synon ngjitjen në Serinë A

Ish mbrojtësi i madh italian i Milanit, Alessandor Nesta është gati për të nisur një aventurë si trajner në Serinë B. Nga pasditja e sotme, atij i është besuar stoli i Perugias, skuadër që ka siguruar pjesëmarrjen në Play Off-in për t’u ngjitur në Serinë A.

Nesta do të zëvendësojë në pankinë Roberto Breda-n, që u shkarkua pas barazimit me Novarën, sfidë të cilën ish mbrojtësi i Milanit dhe Lazios e ndoqi nga tribuna.

Si mbrojtës Nesta ka regjistruar arritje të jashtëzakonshme, ndërsa si trajner ka vetëm një eksperiencë të shkurtër te Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi kjo është një mundësi e artë për të, që në fillim të aventurës së trajningut në atdheun e tij, të ngjitë Perugian në Serinë A.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...