Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Sezon për kornizë, mëkat që nuk jemi në Champions

Simone Inzaghi nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen në javën e fundit të kampionatit ndaj Interit, që i kushtoi pjesëmarrjen në Champions Lazios. Tekniku bardhekaltër gjithsesi theksoi se ka mbetur shumë i kënaqur për atë që ka dhënë skuadra në tërësi gjatë sezonit, duke duartrokitur të tijtë.

“Mëkat që nuk do të jemi në Champions, pasi kemi zhvilluar një sezon fantastik. Kemi qenë një nga skuadrat më argëtuese në fushën e lojës dhe për këtë duhet të duartrokas të gjithë lojtarët e mi, për përkushtimin dhe vullnetin e treguar në fushën e lojës”, tha Inzaghi.

Trajneri i Lazios pranon se Championsi nuk u humb vetëm në ndeshjen ndaj Interit, ndërsa nuk ka asnjë polemikë me gjykimin e arbitrit Rocchi.

“Në fakt ndaj Interit bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe nuk mbaj mend ndonjë pritje të vështirë të Strakoshës, por mendoj se duhet ta kishim siguruar më herët pjesëmarrjen dhe të mos linim gjithçka për këtë ndeshje të fundit. Nuk kam ç’të komentoj për arbitrimin, pasi ne i patëm rastet tona dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, por episodet nuk i patëm në favor”, u shpreh trajneri i bardhekaltërve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...