Serie A

Inzaghi lë jashtë Andersonin: Napoli luan futbollin me të bukur në Europë

Pragndeshja me Napolin është shumë e rëndësishme në shtëpinë e Lazios, ku mbetet e hapur çështja “Felipe Anderson”. Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i bardhekaltërve, Sinome Inzgahi, u mundua të qartësonte disi situatën.

“Felipe nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Napolin për arsye teknike. Ndaj Genoas nuk u fut në fushë ashtu siç duhej, por ajo humbje nuk erdhi për faj të tij. Të gjithë kanë përgjegjësi. Është një aset i shoqërisë, të cilin gjithmonë e kam patur në konsideratë. Gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë i qetë, ndaj e kam lënë të stërvitet veçmas. Gjatë muajve të fundit ka luajtur gjithmonë, por për të na ndihmuar duhet një sjellje tjetër, ne do ta presim.”

Mbi sfidën shumë të vështirë me Napolin, Inzaghi bën këtë analizë:

“Pavarësisht dy humbjeve radhazi, nuk jemi në krizë. Do të shkojmë në Napoli për të bërë lojën tonë. Napolit i frikësohem për gjithçka, sepse luan futbollin më të bukur në Europë dhe ka individualitete të spikatura.”

To Top