Serie A

Inzaghi-Anderson, trajneri dhe braziliani drejt paqes

Sinjale paqeje mes Simone Inzaghit dhe Felipe Anderson, pas përplasjes që ndodhi në përfundim të ndeshjes së humbur nga Lazio në “Olimpico” me Genoan. Trajneri bardhekaltër do të takohet me brazilianin për një bisedë të fundit sqaruese, para se gjithçka të kthehet si më parë dhe lojtari të bëhet pjesë e grupit, për të dhënë edhe ai kontributin e tij në këtë moment të vështirë që po kalon skuadra kryeqytetase.

Të shtunën në mbrëmje dukej e vështirë, për të mos thënë e pamundur që palët të afroheshin për të gjetur gjuhën e përbashkët, por situata ka ndryshuar dhe në Formello janë të sigurt që krisja mes trajnerit dhe futbollistit do të hidhet pas krahëve.

To Top