Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi nuk ka para, nuk do ketë blerje të mëdha në janar

Nga Kina nuk vijnë sinjale inkurajuese për sa i përket shtimit të fondve, dhe te Interi përgatiten për të vijuar me politikën e vetëfinancimit për merkaton e janarit. Do t’ju duhet fantazi Ausilios dhe Sabatinit për të përforcuar skuadrën me objektivin e kualifikimit në Champions League. Luciano Spalleti pas ndeshjes me Udinesen doli hapur duke theksuar nevojën e përforcimeve dhe klubit i duhet të ndërhyjë në çdo repart. Për sa i përket mbrojtjes rruga më e thjeshtë duket ajo që çon te Alessandro Bastoni, lojtar që Inter e ka blerë që më parë me akordin për ta lënë te Atalanta deri në 2019. Qendërmbrojtësi 19 vjecar po luan pak dhe klubi bergamask ka dhënë miratimin që transferimi të përshpejtohet.

Megjithatë, janë në mesfushë problemet më të mëdha për Spallettin, repart ku mungon një lojtar i aftë për të sulmuar, me aftësi teknike dhe i aftë për të ndryshuar ritmin dukë lëvizur edhe pas sulmuescve. Në verë zikaltërit ishin shumë pranë Vidal dhe Naby Keita, por nga Kina erdhi frenimi për sa i përket investimeve. Tani me pak para, zgjidhja ideale duket Ramires, mesfushor 30-vjeçar brazilian i Jiangsu Suning, një klub që është ashtu si Interi në pronësinë e Zhang. Interi e dëshiron në huazim edhe pse nuk duket një operacion i lehtë pasi në Nanjing preferojnë shitjen përfundimtare dhe në rast huazimi kërkojnë që Interi t’i paguajë rrogën e plotë, me futbollistin që ka një pagë të konsiderueshme prej 10 milionë eurosh në vit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...