Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi, në sulm për t’i rrëmbyer Bayernit kilianin Vidal

Momenti magjik i Interit në Serinë A reflektohet edhe në merkato. “Zikaltrit” mësohet janë hedhur në sulm për të transferuar në Milano mesfushorin e Bayernit, Arturo Vidal. Sipas mediave italiane, futbollisti kilian ka dhënë miratimin e tij për nisjen e bisedimeve mes klubeve. Marrëveshja pritet të mbyllet në janar, megjithatë, më pare, duhet të shprehen edhe drejtuesit e kampionëve të Bundesligës. Vidal ka nevojë për të ndryshuar ambient, me Serinë A që mbetet kampionati i tij i preferuar, pas përvojës së jashtëzakonshme me Juventusin. Për momentin, nuk ka informacione të sakta për shumën që duhet të shpenzojë Interi për të siguruar shërbimet e 30-vjecarit, por në shtëpinë e Interit besojnë se do të jetë pikërisht Vidal “dhurata” e Krishtlindjes për Spallettin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...