Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi me ‘përforcime të reja’ para Sassuolos (Foto + Video)

Interi vijon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve finale të sezonit, ku do të synojë fitoret për të arritur objektivin, që është pjesëmarrja në Champions. Në prag të sfidës me Sassuolon, e cila është në plan për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje, Luciano Spalletti ka punuar me grupin e plotë.

Gjithsesi, për t’u dhënë zemër futbollistëve zikaltër, në dispozicion të Spallettit për t’u stërvitur janë vënë edhe disa nga yjet e Interit të Tripletës, si Zanetti, Materazi, Chivu, Cambiasso, Samuel, etj.

Në fakt ata jenë pjesë e skuadrës Inter Forever, e përbërë nga ish futbollistë zikaltër, të cilët do të luajnë në një turne miqësor në Angli, përballë Chelsea Leggends dhe Norwich Leggends.

Ndaj edhe pasditen e sotme, për të rikuperuar disi nga forma e tyre, janë stërvitur me skuadrën e Spallettit. Natyrisht që ky moment mund të shërbejë edhe si një motivim më shumë për futbollistët aktualë të zikaltërve, që të synojnë majat, ashtu si këta ish futbollistë në vitin 2010.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...