Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter vijon sondazhet për Deulofeu

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Deulofeu po ndiqet me interes nga Interi, që kërkon ta vërë në dispozicion të Spallettin që në muajin janar. Zikaltrit janë duke kërkuar të përforcohen në fazën sulmuese dhe spanjolli është një alternativë mjaft e vlefshme, pasi luan në të 2 krahët dhe e njeh mirë kampionatin italian, pasi është aktivizuar sezonin e kaluar me Milanin.

Për më tepër, Deufoleu do të ishte një operacion mjaft i leverdisshëm edhe ekonomikisht për zikaltrit, pasi Barcelona është e gatshme ta japë me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në verën e ardhshme, pas muajit qershor, periudhë kur Interi lirohet nga detyrimet e Fair Play-t Financiar. Edhe vetë spanjolli do ta mirëpriste një transferim në Itali, për të gjetur më shumë minuta, pasi synon një vend në Botëror me kombëtaren e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...