Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter-Napoli kryefjala e të dielës, Juventusi për kreun me Udinesen

Ta cilësosh Inter-Napoli një duel titulli nuk është e gabuar, edhe sepse fitorja e mundshme e zikaltrve do t’i jepte Juventusit mundësinë e marrjes së kreut përpara kohe. Kjo bën që fitorja e Napolit sot në mbrëmje të jetë thelbësore për të mbajtur të gjallë garën për titullin në Serinë A. Skuadra e Sarrit do të përballet me mbrojtjen e tretë më të mirë të kampionatit në shtëpi dhe kjo e bën misionin drejt tre pikëve të vështirë. Interi nuk humbet në shtëpi prej pesë ndeshjesh, por duhet të luajë edhe kundër statistikave, me zikaltrit që kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit me Napolin në kampionat. Për kryesuesit e Serisë A, humbja me Romën ndërpreu ecurinë me dhjetë suskese radhazi, por pika e fort cilësohet fakti që skuadra e Elseid Hysajt nuk humbet në 26 ndeshjet e fundit në trasfertë.

Juventusi luan në shtëpi me Udinesen, që ka humbur tre ndeshjet e fundit në kampionat. Lazio synon të mos humbasë terren nga Roma e vendit të tretë në trasfertën me Cagliarin, ndërsa Atalanta e Etrit Berishës kërkon të kthehet te fitorja në fushën e Bolognas. Pas dushit të ftohtë në Europa League, Milani ka shansin të ringrihet në ndeshjen e orës 18:00 me Genoan.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...