Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter, lajme të këqija nga Kina

Ndonëse i bëri një start perfekt sezonit, Interi i Spallettit u zhyt në krizë në muajin dhjetor dhe tani nuk fiton prej 5 ndeshjesh radhazi në kampionat. Nga vendi i parë që mbante më 3 dhjetor, skuadra e Spallettit ka përfunduar në të 3-tin dhe plot 9 pikë larg kryesuesve, Napolit.

Sytë e stafit teknik, por edhe tifozëve janë nga merkatoja e janarit, por duket se një lajm i keq ka ardhur nga Kina, ku drejtori sportiv, Valter Sabatini kishte shkuar për të kërkuar buxhet për afrime.

Pronari kinez i klubit, Zhang Jindong ka refuzuar sponsorizimin e merkatos së janarit, duke i theksuar edhe njëherë drejtuesve të bazohen te autofinancimi. Kjo do të thotë se Ausilio nuk do të mund të blejë asnjë futbollist me peshë, nëse më parë nuk shet dhe se merkatoja e janarit do të përqendrohet te emrat me kosto të ulët.

Kështu pas Bastonit, zikaltrit kanë nisur kontaktet edhe me mbrojtësin portugez Rolando, kontrata e të cilit me Olympic Marseille skadon këto ditë dhe mund të vijë pa shpenzuar asnjë cent. Sa i përket repartit të avancuar, shpresa e vetme është Deulofeu i Barcelonës, gjithmonë nëse katalanët do të pranojnë formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...