Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter-Bologna, takim edhe për merkaton

Ndonëse Interi nuk po kalon një moment aspak të mirë në Serinë A, ku nuk fiton prej më tepër se dy muajsh, zikaltrit vijojnë punën edhe për përforcimin në merkaton e verës së ardhshme. Kështu pasi kanë zyrtarizuar Lautaro Martinezin, që do të vijë nga Racing, janë shumë pranë nënshkrimit edhe me qendërmbrojtësin holandez të Lazios, Stefan De Vrij, që nuk ka rinovuar me bardhekaltrit dhe mund të ndërrojë skuadër me parametra zero.

Të dielën Interi do të presë Bolognën në “San Siro”, takim të cilin do ta shfrytëzojnë edhe drejtuesit e klubit, që do të negociojnë me homologët bolonjezë, për 2 prej futbollistëve më premtues të kuqebluve. Bëhet fjalë për sulmuesin Simone Verdi, i cili refuzoi Napolin në janar dhe zikaltrit janë gati të paguajnë 25 milionë euro për ta marrë në qershor.

Verdi pëlqehet shumë nga Spalletti, pasi mund të luajë në të gjithë pozicionet pas sulmuesit të parë dhe ka aftësi mjaft të mira teknike e gjuajtëse. Në takim do të bisedohet edhe për mesfushorin 22-vjeçar, Godfred Donsah, që po zhvillon paraqitje të shkëlqyera këtë sezon. Ganezi u tentua nga zikaltrit edhe në ditën e fundit të merkatos së janarit, por nuk pati kohë për të realizuar transferimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...