Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Insigne vjen nga stoli dhe çon Napolin në çerekfinale

Napolit i mjaftoi vetëm një gol për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra jugore mundi 1-0 Udinesen në “San Paolo” pas një ndeshje të cilën e dominoi plotësisht. Friulanët pavarësisht se i shkaktuan humbjen e parë Interit në kampionat këtë vit, u dukën të pafuqishëm për të përballuar Napolin në Kupë. Të Kaltrit e patën të vështirë vetëm gjetjen e golit, pasi në pjesën e parë vetëm ai i mungoi teksa nuk shfrytëzuan dot rastet që krijuan. Ndërkohë që dhe në pjesën e dytë Udinese u mbrojt mirë deri në të 71-tën kur Lorenzo Insigne mundi të zhbllokojë rezultatin.

Në një sfidë të dominuar, ekipi i Hysajt, që luajti 90 minuta të plota, e pati më pas të thjeshtë menaxhimin e rezultatit duke siguruar dhe kalimin në cerekfinale ku do të përballet me fituesin e ciftit Atalanta-Sassuolo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...