Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Iniesta: Të ardhmen time e vendos brenda 30 prillit

Ndaj Chelsea-it ai ishte një nga më të mirët në fushë duke treguar se mund të luajë ende në nivelet më të larta edhe pse ka 33 vite mbi supe. Andres Iniesta kapiteni i Barcelonës pak kohë më parë rinovoi kontratën e tij me skuadrën katalane, por e ardhmja e mesfushorit te Barça është ende e pasigurtë, pasi Don Adresin e kërkojnë në Kinë me Tianjin Quanjin që është gati të bëjë një çmenduri financiare për të transferuar spanjollin në Superligën kineze. Vetë Iniesta i intervistuar nga mediat pas ndeshjes ndaj Chelsea-it në Champions League la gjithçka të hapur përsa i përket të ardhmes së tij. “ Brenda 30 prillit do të vendos nëse do të qëndroj te Barcelona ose do të shkoj në Kinë. Do të bëj zgjedhjen më të mirë për mua por edhe për klubin”, deklaroi mesfushori 33-vjeçar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...