Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Iniesta në Kinë, e konfirmon presidenti i Chongqing Lifan

Me shumë gjasa e ardhmja e Andres Iniestas do të jetë në Kinë dhe madje te klubi i Chongqing Lifan. Në 30 prill mesfushori i përfaqësues spanjolle do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën, do të qëndrojë tek Barcelona apo do të transferohet në Superligën kineze. Por nëse përpara disa javësh u fol shumë për ofertën marramendëse që i kishte bërë klubi i Tianjin Quanjin,që drejtohet nga Paulo Sousa, Iniestës, në ditët e fundit ka dalë në skenë një tjetër skuadër kineze që interesohet për të dhe që madje ka shumë besim se do të bëjë të mundur transferimin e tij. Bëhet fjalë për Chongqing Lifan, skuadër që drejtohet nga një tjetër portugez Paulo Bento dhe që në përbërje ka 47 futbollistë të huaj, 3 brazilianë dhe 1 argjentinas ku mbi të gjithë spikat ish sulmuesi i Sao Paolos, Alan Kardec. Për të ardhmen e Iniestës ka folur për mediat kineze, presidenti i Chongqing, Gong Daxing i cili ka theksuar se është i sigurtë që do të firmosë me Don Andres dhe se transferimi i tij te Chongqing do t’i sjellë shumë përfitime klubit të tij.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...