Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Iniesta i dyzuar mes Kinës dhe Japonisë: Do vendos javën e ardhshme

Andres Iniesta është ende i dyzuar përsa i përket të ardhmes së tij. Në një intervistë mesfushori spanjoll i cili këtë fundjavë do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën, ka deklaruar se do të vendosë javën e ardhshme nëse do ta vazhdojë karrierën në Kinë apo në Japoni. “ Janë dy skenarë, Kina ose Japonia dhe secili ka avantezhet e veta. Janë disa detaje të fundit për t’u zgjidhur, bashkë me menaxherët e mi po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do të zgjedhim opsionin më të mirë”, theksoi fillimisht Don Andres. “ Javën e ardhshme kur të ketë përfunduar edhe sezoni i La Ligas do të vendos se ku do të luaj dhe më pas do të përqëndrohem te Kupa e Botës me Spanjën”, nënvizoi më tej mesfushori 34-vjeçar.

Ndërkohë Barcelona ka përgatitur edhe fanellën që do të mbajë veshur Iniesta në sfidën e fundit ndaj Villarealit të dielën. 8-ta e tij do të jetë e kthyer 90 gradë për të formuar shenjën e infinitit, që do të thotë se mesfushori do të jetë i paharrueshëm për klubin blaugrana.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...