Kategoria Superiore

Incidenti me vëllain e Osmanit, ‘prish’ festën e golit të Skënderbeut (Video)

Ndërsa goli i Skënderbeut soli festë mes gjithë korçarëve të pranishëm në stadium, një ngjarje aspak e këndshme prishi gëzimin për golin.

Vëllai i mesfushorit korçar, Tefik Osmanit, pësoi një incident gjatë festimit, duke bërë që të transportohet menjëherë në spital, me ambulancë.

Ky moment shkaktoi tronditje të thellë te futbollisti i Skënderbeut, që u zëvendësua më pas nga trajneri Daja dhe mes duartrokitjeve të tifozëve, vrapo drejt urgjencës së Korçës.

To Top