Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Immobile: Krenar për rinovimin, për titullin e lehtë të ëndërrojmë

Ciro Immobile u shfaq edhe një herë vendimtar për Lazion, duke shënuar dy herë në fitoren 3-0 ndaj Cagliarit. Vetëm 24 orë para këtij takimi, drejtuesit “bardheklatër” zyrtarizuan rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2022.

“Unë përjetë te Lazio? Jam krenar që do ta mbaj veshur këtë uniformë deri në vitin 2022.”

Më pas, sulmuesi italian foli për ecurinë pozitive të Lazios, që vijoi me suksesin ndaj Cagliarit.

“Ishte shumë e rëndësishme që të merrnim fitoren e radhës. Duhet të falenderoj shokët e skuadrës për asistet, por edhe publikun e mrekullueshëm, që më shtyn të bëj më të mirën për këtë skuadër. Titulli? Është e lehtë të ëndërrosh. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, për të marrë atë që mundemi.”

Një tjetër lajm pozitiv te Lazio ka të bëjë me rinovimin e kontratës së Stefan de Vrij. Mbrojtësi holandez deklaroi se dëshira e tij është të vijojë karrierën te skuadra kryeqyetetase, por në futboll nuk i dihet kurrë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...