Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Imami: Miqësoret na ndihmojnë të rritemi, Kukësi i 2018-ës më i fortë

Dy fitore në po kaq ndeshje të luajtura në tokën turke për Kukësin. Kampionët në fuqi janë e vetmja skuadër që mund të krenohen me rekordin pozitiv në miqësoret në Antalia. Protagonist në fitoren e fundit Eni Imami që shënoi golin e 2-1 me mbrojtësin që e konsideron suksesin të rëndësishëm për moralin.

2018 ka ardhur me ndryshime të rëndësishme te Kukësi, duke nisur që nga drejtimi i stolit, me Imamin që shpreson që skuadra të ketë gjetur një fillim të ri edhe në kampionat duke lënë pas periudhën e vështirë.

Me 16 prezenca në po kaq javë në kampionat, plot 1062 minuta të luajtura, 25-vjeçari ishte pa diskutim një ndër të preferuarit e Milinkovic për të cilin rezervon vetëm fjalë të mira, për Pakult vlen gadishmëria për të dhënë maksimumin.

Interesant fakti se Kukësi fitoi ndaj Bursasporit, kundërshtar që vetëm pak ditë më parë kishte mposhtur Skënderbeun që në kampionat kryeson me 12 pikë diferencë, për Imamin gjithsesi më shumë rëndësi ka qartësia se Kukësi i ri, është më i fortë nga ai i 2017-ës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...