Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ikën Adidas, Puma mbush arkën e Milanit me 10-15 milionë euro në sezon

Milani zyrtarizoi fundin e bashkëpunimit me sponsorin teknik Adidas, me firmën prestigjioze gjermane që siguronte prej 20 vitesh uniformat e kuqezinjve. 19.7 milionë euro ka përfituar Milani nga kjo kontratë afatgjatë, por, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, “Djalli” do të vishet me Puma, për 10-15 milionë euro në sezon.

Marrëveshja nuk është bërë ende zyrtare, madje në njoftimin për shtyp në faqen e Milanit thuhet se nga 1 korriku klubi italian do të ketë një sponsor të ri teknik, me detajet që do të zbulohen muajt e ardhshëm.

Gjatë 20 viteve të bashkëpunimit me Adidas, Milani ka arritur suksese të rëndësishme, duke fituar në total 12 trofe: 3 tituj të Serisë A, 2 Champions, 2 Superkupa të Europës, 1 Botëror për Klube, 3 Superkupa dhe 1 Kupë të Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...