Lajme

Icardi & Wanda, të ftuar në sfilatën e Versace

Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, ishin të ftuar në sfilatën e Donatella Versaces, gjatë javës italiane të modës.

Çifti Icardi-Wanda iu bashkuan edhe darkës së shtruar nga dizenjuesja e famshme e veshjeve, ku morën pjesë edhe shumë VIP-a të tjerë si Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Carla Bruni, Lewis Hamilton, blogerja e modës Chiara Ferragni dhe modelet Bella dhe Gigi Hadid.

Kapiteni i Interit dhe modelja argjentinase janë të martuar që prej vitit 2014 dhe kanë edhe dy vajza, Francesca dhe Isabella.

To Top