Serie A

Icardi: Tripletë speciale, tani mendjen te Napoli

“Është një gjë speciale të marrësh në shtëpi topin e derbit, por më e bukur është fitorja. Këtë top duhet ta mbaj fort dhe ta përdorim gjithmonë, sepse më bindet më mirë”, tha Icardi pas ndeshjes.

Kapiteni i zikaltërve mori ‘për dore’ ekipin në derbi, duke i shënuar 3 herë Milanit dhe dhënë Interit 3 pikët në derbi. Por në përfundim të ndeshjes, sulmuesi bën thirrje që skuadra të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të fillojë të mendojë për Napolin .

To Top