Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi para Juves: Nëse gabojmë, Spalletti na e pret kokën

Vendi i parë, objektivi Champions dhe ëndrra titull. Mauro Icardi flet për gjithçka në një intervistë të gjatë në Gazzetta Dello Sport. E thotë me bindje se ky është vitit i Interit.

“Kemi të gjithë mentalitetin e duhur. Jemi të qetë, konkretë dhe të sigurtë. Në këtë sens, edhe tifozët duhet të na japin një dorë. Objektivi është të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm dhe, nëse 3-4 javë nga fundi do të jemi ende në krye, do të mendojmë edhe për gjëra më të mëdha.”

Testi Torinos në derbin e Italisë do të tregojë më shumë se deri ku mund të shkojë ky Inter. Herën e fundit u mbyll me polemika, me përjashtimin nga loja të Perisicit.

“Nëse ndodh ajo e vitit të kaluar, Spalletti na e heq kokën. Kishte shumë tension dhe pati episode të këqija. Sot jemi në gjendje ta kontrollojmë më mirë situatën dhe kemi mentalitetin e duhur për ta përballuar një ndeshje të këtij niveli.”

Në fund, për zërat e merkatos, ku spikat interesimi i mundshëm i Realit të Madridit, Icardi sqaroi:

“Unë ndihem mirë në Milano, këtë e dinë të gjithë. Për merkaton mendojnë të tjerët. Është bashkëshortja ime Wanda, që komunikon me drejtuesit e klubit.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...