Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Icardi nuk ia del, ndaj Bolognës sërish radha e Eder

Si të mos mjaftonte periudha e keqe, në të cilën po kalon, Interi i Spallettit duhet t’i bëjë sërish llogaritë me mungesën e kapitenit Mauro Icardi. Sulmuesi, që mungoi edhe në sfidën me Crotonen për shkak të një dëmtimi, nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk është grumbulluar për sfidën e nesërme.

Ky është një lajm i keq për ambientin zikaltër, sidomos kur evidentohet se Icardi ka shënuar 18 nga 38 golat e Interit, pra thuajse gjysmën e totalit. Edhe këtë herë Spalletti do t’i besojë italo-brazilianit Eder majën e sulmit, që ndaj Crotones arriti të shënojë, por që nuk është një pykë e mirfilltë.

Dyshimet e Spallettit janë vetëm në mesin e fushës, ku ende trajneri nuk e ka ndarë mendjen, të aktivizojë Rafinhën apo të kroatin Brozoviç.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...