Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Icardi ‘mosmirënjohës’ ndaj Sampdorias

Në janarin e vitit 2011, Sampdoria solli Icardin nga Barcelona në Itali, kur argjentinasi ishte vetëm 18 vjeç dhe e lançoi atë në Serinë A, gjatë sezonit 2012-2013.

Gjatë kësaj periudhe Icardi luajti 33 takime dhe shënoi 11 gola, mjaftueshëm për t’i bindur drejtuesit e Interit, që ta transferojnë në Milano. Që nga vera e vitit 2013, argjentinasi luan te Inter, ku është shndërruar në kapitenin, bomberin dhe liderin e skuadrës zikaltër.

Por, nëse i hedh një sy shifrave, vëren se argjentinasi nuk ka pasur aspak ‘mirënjohje’ për ish skuadrën e tij. Argjentinasi i ka shënuar Sapdorias plot 7 gola, në të gjitha përballjet e tij ndaj tyre dhe për më tepër, asnjëherë nuk ka ngurruar të festojë, duke dëshmuar qartë se goli për Interin është shumë më i rëndësishëm sesa mirënjohja sportive ndaj Sampdorias.

Vlen të përmendet fakti se Sampdoria, bashkë me Juventusin, janë ‘viktimat’ e preferuara të Icardin, në Serinë A.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...