Serie A

Icardi i veçuar, në dyshim edhe për Bolognan

Pas optimizmit të ditëve të fundit, në shtëpinë e Interit rikthehet shqetësimi për gjendjen fizike të Mauro Icardit. Sulmuesi argjentinas, i cili mban peshën kryesore në repartin e avancuar të zikaltërve është në dyshim serioz për ndeshjen e të dielës ndaj Bolognas. Kapiteni, që të enjten ishte stërvitur me shokët e skuadrës, gjatë seancës së të premtes është përgatitur i veçuar, duke shtuar dyshimet për praninë e tij ndaj skuadrës abruceze. Vendimtare për të vendosur nëse do të grumbullohet për këtë sfidë do të jetë seanca e fundit, që do të zhvillohet këtë të shtunë.
Edhe nëse 24 orë para ndeshjes do të ketë lajme të mira për Icardin, Spalletti nuk do të mund ta gjejë në formë optimale. Nëse nuk do të zbresë në fushë në vend të tij do të aktivizohet Eder.

To Top