Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I prishet qetësia Messit, nuk zgjerohet aeroporti në Barcelonë

Lionel Messi i pret krahët kompanisë Vueling… Duket se një nga ata tituj gazetash apo portalesh që përzgjidhet për kryeveprat futbollistike të “yllit” argjentinas, por këtë herë sfida është me një kompani ajrore. Kjo ngjarje vjen nga Katalunja, nga ku presidenti i kompanisë ajrore Vueling Sanchez-Prieto, ka deklaruar se nuk mund të rritë numrin e fluturimeve në zonën e Gavà-Castelldefels nëpërmjet ndërtimit të një terminali të ri. Arsyeja? “Nuk mundemi, sepse aty pranë (rreth 13 kilometra distancë) banon Lionel Messi. Kjo s’do të ndodhte në asnjë vend tjetër të botës.”

Vetëm sepse i prishet qetësia lojtarit më të rëndësishëm të Barcelonës, është e pamundur që të zgjerohet terminali i këtij aeroporti. Mund të duket e çuditshme, por për “Pleshtin” edhe autoritet shtetërore janë gati të marrin vendime kontroverse. Sigurisht për popullin e Katalunjës, Lionel Messi është vetë perëndia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...