Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I mohuan kalimin te Man.City, “zhduket” Mahrez

Mes Leicester City dhe Riyad Mahrez nuk ekziston më asnjë raport. Palët kanë prishur përfundimisht marrëdhëniet mes tyre me futbollistin alegjerian që ka 1 javë që nuk paraqitet në stërvitje me skuadrën e drejtuar nga Claud Puel. Gjithçka ka ardhur si pasojë e refuzimit të Leicester-it për ta shitur Mahrez në merkaton e janarit te Manchester City me Citiziens që u ofruan dhelpërave rreth 70 milionë euro për kartonin e futbollistit. Duke iu referuar atyre që raportojnë mediat angleze Mahrez ka humbur gjurmët pikërisht në 31 janar që përkonte edhe ditën e fundit të merkatos së dimrit, me Leicester që po në atë ditë refuzoi ofertën e Manchester City-it për lojtarin afrikan. Si për ironi të fatit të shtunën në Etihaad Stadium do të luhet sfida mes Manchester City dhe Leicester City, takim në të cilin Mahrez do të mungojë sigurisht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...