Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

I ftohti dhe dëbora rrezikojnë derbin e Manchesterit

Derbi i Manchesterit mes United dhe City-t rrezikohet nga moti i keq dhe i paqëndrueshëm që ka përfshirë Britaninë e Madhe. Sinoptikanët anglezë kanë paralajmëruar ulje të ndjeshme të temparaturave dhe reshje dëbore gjatë pasdites së të dielës në Manchester, çka mund të sjellë probleme serioze për zhvillimin normal të përplasjes mes dy rivalëve ndërqytetas, i programuar për të nisur në orën 17:30.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për përkeqësim të kushteve të terrenit të “Old Trafforf”, pasi ky stadium ka impiant nëntokësor ngrohjeje, që do të thotë se dëbora shkrin menjëherë, por akulli që mund të krijohet në shkallët e stadiumit dhe në ambientet përreth mund të rrezikojë jetën e tifozëve.

Por nuk rrezikohet vetëm derbi i Manchesterit. Sipas meteorologëve, do të ketë mot të ftohtë dhe me reshje dëborë edhe në Liverpool, që mund të shkatojnë probleme edhe në përplasjen e skuadrës së Jurgen Klopp me Evertonin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...