Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Hyn në histori te Virtus Entella, Llullaku interviston Alijin(Video)

Janë takuar sërish te Virtus Entella Azdren Llullaku dhe Naser Aliji, me sulmuesin që humbi grumbullimin e fundit të Kombëtares, është pikërisht mbrojtësi nga Kumanova që i rrëmben një rekord duke u bërë lojtari i parë i Virtus Entella që thërritet në një Kombëtare të parë, me Llullakun që ka përfituar për ti bërë një intervistë mjaft simpatike për faqen zyrtare të klubit.

“Për të gjithë shqiptarët është një ëndërr të luajnë me kombëtaren kuqezi. Për ne shqiptarët nuk ka gjë më të mirë se kaq”.

Përkthimi nga italisht vjen rigorozisht nga Llullaku, me pyetjen e radhës që ka të bëjë me përshtatjen e Alijit në skuadrën italiane.

“Ndihem shumë i lumtur, sepse më kanë pritur të gjithë mirë. Kam pak probleme me gjuhën italiane, ndaj edhe komunikoj në anglisht. Por, po e mësoj gjuhën çdo ditë e më mirë. Edhe ti (i drejtohet Llullakut) po më ndihmon shumë për këtë pjesë. Jam shumë i lumtur këtu”.

Këtë të enjte Virtus Entella përballet me Palermon, për Alijin ka vetëm një objektiv.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse na duhen pikët. Jemi në formë të mirë dhe besoj se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari”. 

Bravo Aliji, por ndoshta akoma më shumë Llullaku për elokuencën në pyetje dhe përkthimin korrekt, kur të varë këpucët në gozhdë, profesioni i gazetarit është më shumë se një opsion.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...