Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbje për Flamurtarin dhe Kamzën në Antalia

Edhe Flamurtari dhe Kamza janë thyer në miqësoret e luajtura në Antalia. Në testin e parë të zhvilluar në tokën turke, vlonjatët e drejtuar nga Shtëpim Duro humbën 1-0 përballë modestëve të Erzurumspor. Për skuadrën që militon në kategorinë e dytë turke, goli i fitores u realizua nga Osman Şahin në minutën e 81-të. Ekipi i Erzurumspor-it ishte i favorizuar në këtë sfidë mbi të gjitha nga fakti se kishin më tepër kohë që përgatiteshin dhe me miqësoren ndaj kuqezinjve i dhanë fund mini-fazës dimërore. Ndërkohë, te Flamurtari trajneri Duro i provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Nga afrimet e merkatos së janarit, në formacionin titullar u aktivizua Nedeljkoviç, ndërsa i shumëprituri Muarem Muarem u aktivizua gjatë lojës. Miqësorja e radhës për vlonjatët do të jetë ajo përballë kazakëve të Aktobes.

Humbje minimale pësoi edhe Kamza, në ndeshjen e luajtur përballë ekipit të Superligës turke, Alanyaspor. Miqësorja u vendos nga goli i realizuar nga Isaac Sackey në minutën e 33-të. Pavarësisht zëvendësimeve dhe mundësisë së dhënë për disa lojtarë, ekipi i Ndreut provoi të barazonte shifrat, por nuk ia doli. Kjo ishte humbja e dytë për Kamzën në testet e zhvilluar në Antalia, pas disfatës 4-1 të pësuar në ndeshjen e parë përballë Gençlerbirliği.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...