Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja në Laç, euforia e titullit rrezikon Skënderbeun

Lodhja pas angazhimeve në kampionat, Europa League dhe Kupë padyshim që ndikon. Fakti që skuadra ka zbritur në fushë thuajse çdo tre ditë gjatë dy muajve të fundit nuk mund të anashkalohet.Për Skënderbeun sforco fizike ka qenë e jashtëzakonshme, megjithatë armiku më i madh i skuadrës së Ilir Dajës rrezikon të jetë euforia. Fakti që ende pa përfunduar gjysma e kampionatit titulli dukej se kishte nisur rrugën drejt Korçës rrezikon të kthehet në “bumerang”.

Edhe pse drejtuesit e klubit dhe stafit teknik këmbëngulnin se sezoni mbetet ende i gjatë, ndryshimi si dita me natën e ndeshje ndërkombëtare dhe atyre në Kategorinë Superiore, si edhe distanca nga rivalët direkt në renditje solli në mënyrë thuajse të pavullnetshme rënien e përqendrimit.Humbja në Laç duhet të shërbejë si shkundje për Skënderbeun, që në 5 javët e fundit ka regjistruar vetëm një fitore dhe 5 barazime, me rezultate larg ecurisë rekord të fazës së parë.

Një histori që rrezikon të përsëritet. Ashtu si në sezonin 2015-2016 pas gjysmës së parë të kampionatit titulli dukej praktikisht në kasafortë për Skënderbeun, por oshilacionet e shfaqura gjatë rrugës ndikuan që gara të hapej, duke rrezikuar edhe përmbysjen e Partizanit.Tashmë në Korçë presin që skuadra të reagojë menjëherë, prej sfidës së fundjavës në Lushnje. Fitorja do të largonte hijet e krizës, për të evituar përsëritjen e asaj që u pa përpara dy vjetëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...