Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbja në Gjilan, Trepça përjashton 3 futbollistë

Skuadra e Trepçës 89 nuk e ka kapërdirë humbjen e sotme në Gjilan, teksa ka analizuar menjëherë situatën dhe ka vendosur të përjashtojë 3 prej futbollistëve të saj. Me arsyetimin se nuk janë treguar korrektë me skuadrën, për të favorizuar ecurinë e skuadrave të tjera, janë përjashtuar futbollistët:
1. Shend Kelmendi
2. Argjend Mustafa
3. Festim Krasniqi

Sipas klubit nga Mitrovica, të 3 këta futbollistë nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Gjilanit, duke mos dhënë arsye për mungesën e tyre, ndërsa thekson se vetë skuadra është treguar shumë korrekte me ta, në aspektin financiar.

Shend Kelmendi është i huazuar te skuadra e drejtuar nga Magani, pasi kartoni është në pronësi të Skënderbeut të Korçës, ndërsa edhe Argjend Mustafa ka një të kaluar te korçarët.

Ja komunikata e plotë e Trepçës 89:
Informatë … 21.04.2018, Mitrovicë
KF Trepça 89 nga Mitrovica informon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve.

Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjes se saj të mbajtur me 21.04.2018 merr vendim,Suspendon këta lojtarë:
1. Shend Kelmendi
2. Argjend Mustafa
3. Festim Krasniqi

Arsyetim:
Futbollistët e lart përmendur pas seancës stërvitore të mbajtur me 20.04.2018 ( e Premte ) janë futbollist që gjendën në mesin e 18 futbollistëve për ndeshjen e javës 28 me KF Gjilanin, të njëjtit të nesërmen (e Shtune) sipas protokollit të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhëtuan për zhvillimin e ndeshjes në Gjilan, duke bojkotuar klubin. Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca 89 dhe për favore të kubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjes dyshon që këta tre futbollist kanë bashkëpunuar me individë të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për titull Kampion “ Ata e dine pse”. Jemi të detyruar të tregojmë se futbollistëve në fjalë i kemi kryer të gjitha obligimet financiare sipas kontratës së punës. Në bazë të statutit të klubit, rregullores mbi të punësuarit dhe rregullores disiplinore, KF Trepca 89 pas analizës së gjerë dhe informatave, futbollistët nuk ju kane përmbajtur rregulloreve të lartë përmendura, prandaj klubi merr vendim për aprovimin e masës ndëshkuese, suspendim nga komisioni disiplinor i klubit.

Me respekt
Kryesia e klubit KF Trepça 89 FC – Mitrovicë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...