Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Humbja me Teutën lë pasoja, Kukësi me mungesa ndaj Luftëtarit

Paraqitja negative me Lushnjën ishte një sinjal i qartë që Kukësi kishte nisur të tërhiqte “rremat në varkë” në këtë edicion. Fitorja prestigjioze në Korçë u duk se ishte ajo çfarë po i kërkonin këtij edicioni lojtarët blu dhe me konkretizimin e saj ka ardhur në një farë mënyre periudha relaksuese, pavarësisht se trajneri Pacult nuk do ta pranojë kurrë.

Përballë Teutës veri-lindorët zbritën në fushë me motvimin e një takimi miqësor dhe i vetmi që realisht kishte objektiva ishte Sindrit Guri i cili nën sytë e trajnerit të kombëtares Panucci dhuroi një tjetër performancë për notën 10.

Mbetet të kuptohet se cili do të jetë synimi i kësaj skuadre në 3 takimet e mbetura, do të vijohet me mendjen tek pushimet e verës apo ekipi do të reagojë duke iu rikthyer paraqitjeve optimiste.

Humbja me Teutën ka sjellë edhe pasoja për Kukësin. Stivi Frashëri u dëmtua në rastin e  golit të 3-të dhe ka një hematomë në dorë. Portieri me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm në takimin e së dielës kundër Luftëtarit, megjithatë në këtë pikë tekniku i bluve është i mbuluar pasi mund ta zëvendësojë me një tjetër gardian të aftë si Enea Koliçi. Elton Kale ende nuk është rikuperuar nga një problem në shpatull, po ashtu si Dzaria që vuan nga një dëmtim në gju, të dy janë në dyshim, gjithsesi do të priten ditët në vijim për të kuptuar nëse do të jenë të gatshëm apo jo. Për të siguruar matematikisht vendin e dytë kuksianëve u duhet vetëm një pikë, një arritje e thjeshtë nëse skuadra ofron paraqitjen e treguar në Korçë, një mision i i vështirë nëse vijon trendi negativ i dy ndeshjeve të fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...